Dresevic starton për Heerenveen

  • A.P /
  • 11 April 2021 - 13:55
Dresevic starton për Heerenveen

Sot me fillim nga ora 14:30 do të zhvillohet takimi ndërmjet Groningen dhe Heerenveen, duel ky në kuadër të xhiros së 29’të në ligën holandeze.

Nga minuta e parë për Heerenveen është edhe mbrojtësi i Kosovës, Ibrahim Dresevic.

Dresevic pati paraqitje fantastike edhe në ndeshjet e Kosovës, teksa është bërë titullar i padiskutueshëm në ekipin e tij.

(Kosova Sot Online)