Fitore e vështirë, por shumë e vlefshme për Interin

  • A.P /
  • 11 April 2021 - 14:33
Fitore e vështirë, por shumë e vlefshme për Interin

Interi ka arritur të triumfojë minimalisht 1:0 ndaj Cagliarit në kuadër të javës së 30-të në Serie A.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 77-të, teksa Darmian shënoi dhe ia siguroi tri pikë të arta ekipit të tij.

Më pas, ekipi i Contes administroi ndeshjen dhe sfida u mbyll me rezultat minimal

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 74 pikëve në vendin e parë, 11 më shumë se Milani i vendit të dytë. 

(Kosova Sot Online)