Tottenhami e pret Man Unitedin, kërkon të mbetet në garë për top katërshe në Premierligë

  • A.P /
  • 11 April 2021 - 16:46
Tottenhami e pret Man Unitedin, kërkon të mbetet në garë për top katërshe në Premierligë

Tottenhami do të kërkojë të mbetet në garë për top katërshe në Premierligë, kur të përballet me Manchester Unitedin sot në Londër.

Takimi i javës së 31-të mes Tottenhami dhe Unitedit zhvillohet në orën 17:30 në stadiumin “Tottenham Hotspur”.

Skuadra e Jose Mourinhos është e vetëdijshme se çfarëdo rezultati negativ kundër djajve të kuq do të nënkuptonte hap i madh mbrapa në përpjekje për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Londinezët renditen në pozitën e shtatë me 49 pikë, gjashtë më pak se Ëest Hami në vendin e katërt, vetëm shtatë ndeshje para fundit.  

Tottenhami nuk ka bërë edhe aq mirë kohëve të fundit, pasi u mund nga Arsenali dhe u ndal me barazim nga Neëcastle në tri ndeshjet e fundit.

Ndërkohë, Unitedi veçse e ka siguruar një vend në top katërshe, pasi renditet në pozitën e dytë me 60 pikë.

(Kosova Sot Online)