Modrici - Piques: A je duke pritur këtu për t’u ankuar, a?

  • A.P /
  • 11 April 2021 - 17:45
Modrici - Piques: A je duke pritur këtu për t’u ankuar, a?

Luka Modric dhe Gerard Pique i kryqëzuan rrugët kur mesfushori i Real Madridit po dilte nga fusha dhe mbrojtësi i Barcelonës u zhdorgj shkallëve të stadiumit për të pritur jashtë fushës.

I pakënaqur me referimin në humbjen e Barcelonës 2:1 kundër Real Madridit në një ndeshje të drejtpërdrejt në garë për titull në La Liga të shtunën në Madrid, Pique nuk humbi kohë për t’u ankuar edhe pse nuk ishte pjesë e skuadrës.

Modric sikur e parashikoi se çfarë po synonte Pique, i cili mungoi në këtë ndeshje.

“A po e pret gjyqtarit për t’iu ankuar, a?” e pyeti Modrici Piquen.

“Epo, vetëm katër minuta (lojë shtesë)…” iu përgjigj Pique.

“Sa minuta më shumë i do?” ia ktheu Modric, duke i çuar duart larg i habitur.

Barcelona mbeti e tërbuar me vendimet e gjyqtarit në këtë disfatë në El Clasico, e cila bën që Real Madridi ta merr kreun e La Ligës me 66 pikë – aq sa i ka edhe Atletico Madridi – dhe me një pikë më shumë se Barcelona.

Atletico do ta zhvillojë sonte kundër Betisit ndeshjen e kësaj jave.

(Kosova Sot Online)