Lewandowski rikthehet në stërvitje, a do të paraqitet kundër PSG-së?

  • S.A /
  • 12 April 2021 - 12:56
Lewandowski rikthehet në stërvitje, a do të paraqitet kundër PSG-së?

Lewandowski rikthehet në stërvitje, a do të paraqitet kundër PSG-së?

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, është rikthyet në stërvitje të hënën, dy javë pasi i lëndoi ligamentet e gjurit në një ndeshje për kombëtaren e Polonisë. 32-vjeçari kreu vrapime të shpejta dhe disa ushtrime me topin në një seancë stërvitore individuale të hënën. Ai i shënoi dy gola në fitoren e Polonisë 3:0 kundër Andorrës në një ndeshje të Grupit I kualifikues për Kupën e Botës 2022 më 28 mars, por u detyrua ta braktisë fushën në minutën e 63-të. 

Fillimisht, u tha se ai do të mungojë rreth një muaj dhe nuk ishte në gjendje të paraqitej kundër RB Leipzig, Paris Saint-Germain dhe Union Berlin.

Ai nuk ka udhëtuar me Bayernin drejt Parisit për ndeshjen e kthimit çerekfinale kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve dhe nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë kampionit në fuqi ta përmbysë humbjen 3:2 në shtëpi.

(Kosova Sot Online )