Nga zemërimi i madh, Ronaldo jo vetëm që e hodhi fanellën por e grushtoi edhe murin

  • S.A /
  • 12 April 2021 - 11:57
Nga zemërimi i madh, Ronaldo jo vetëm që e hodhi fanellën por e grushtoi edhe murin

Tërbimi i Cristiano Ronaldos pas fitores së Juventusit kundër Genoas ishte më i madh se thjesht hedhja e fanellës në tokë, pasi raportohet se portugezi e grushtoi murin dhe u largua nga stadiumi i heshtur.

Sulmuesi portugez dështoi të shënojë gol në fitoren e Juves 3:1 kundër Genoas të dielën dhe ishte dukshëm i mllefosur gjatë pjesës së dytë duke i nxitur bashkëlojtarët e vet ta shërbenin me topa.

Ish-ylli i Real Madridit nuk ia kishte dalë të shënonte në portën boshe nga rreth dy metra në pjesën e parë, duke e qëlluar shtyllën pingule, por Alvaro Morata shënoi nga topi i kthyer për t’i dhënë bardhezinjve epërsinë e dyfishtë. Ronaldo u largua nga fusha i mllefosur pas përfundimit të ndeshjes, pasi e hodhi në tokë fanellën, pas portës kundërshtare.

Por sipas Gazzetta dello Sport, zemërimi i 36-vjeçarit vazhdoi edhe brenda zhveshtores, pasi ai dyshohet ta ketë goditur murin me grusht, para se të pastrohej dhe të largohej i heshtur.

E përditshmja italiane shkruan se Ronaldo nuk ndien se Juventusi është i nivelit të tij dhe tashmë ka kërkuar garanci për sezonin e ardhshëm 2021/22.

Ronaldo dëshiron emra të mëdhenj në skuadër nga sezoni i ardhshme, por klubi nuk mund t’i garantojë blerje të bujshme tani prandaj e ardhmja e tij mbetet e pasigurt. 

(Kosova Sot Online )