Vetëm 1 ndeshje skualifikim për Ibrahimovicin

  • A.P /
  • 13 April 2021 - 19:58
Vetëm 1 ndeshje skualifikim për Ibrahimovicin

Pas kartonit të kuq që mori të shtunën e kaluar në Parma për protestat në drejtim të arbitrit Maresca, nuk ka patur ndonjë maksi-skualifikim për Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi që rrezikonte një ndalesë më të gjatë, është ndëshkuar me vetëm një ndeshje nga gjykatësi sportiv, “për një kritikë pa respekt me sjellje provokuese”, – lexohet në vendim, ndërsa kësaj mase i shtohet edhe një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Sulmuesi kuqezi nuk do të jetë në dispozicion të Piolit për sfidën e së dielës kundër Genoas.

Episodi më i diskutueshëm i takimit të së shtunës së kaluar ndaj Pares erdhi pas rreth 1 ore lojë, kur Maresca nxori kartonin e kuq ndaj Ibrahimovic pasi kishte vërshëllyer një faull për Milanin me Pezelën në lojë të rëndësishme ndaj Saealemakers, sudezei që ndoshta po ankohej për një shtyrje të pësuar në aksionin e mëparshëm, pati një reagim natyrisht me ndonjë fjalë më shumë nga sa duhet ndaj arbitrit që i tregoi menjëherë kartonin e kuq.

(Kosova Sot Online)