Toni e kritikon Ronaldon: Edhe unë kam qenë vetjak, por të paktën kam festuar me shokë

  • S.A /
  • 15 April 2021 - 12:50
Toni e kritikon Ronaldon: Edhe unë kam qenë vetjak, por të paktën kam festuar me shokë

Ish-sulmuesi i Italisë dhe Juventusit, Luka Toni, e ka kritikuar Cristiano Ronaldo për qëndrimin dhe sjelljen e tij karshi bashkëlojtarëve në ndeshjet e fundit. Toni, i cili ka luajtur edhe për klube të tjera si Palermo, Fiorentina, Roma, Genoa dhe Hellas Verona, foli për gazetën italiane “Tuttosport” për sjelljen sulmuesit portugez. Ronaldo ishte tepër i zhgënjyer pas fitores së Juventusit 3:1 kundër Genoas në fundjavë, pasi dështoi të shënojë gol vet. Ai u largua i vetëm nga fusha dhe e shfryu zemërimin në zhveshtore, ku raportohet ta ketë grushtuar murin, para se të largohej nga stadiumi i pari. 

“Ai është shumë i rëndësishëm për Juventusin. Ai është golashënuesi më i mirë, ka shënuar shumë gola. Por unë nuk jam i kënaqur me qëndrimin e tij  ndaj bashkëlojtarëve. Më bëri të mendoj për kohën kur luaja uën”, tha Toni. Ai shtoi: “Edhe unë kam qenë vetjak kur nuk kam shënuar, por prapëseprapë kam qëndruar në fushë për të festuar. Unë e kam duruar zhgënjimin”. Fituesi i Kupës së Botës i zhvilloi vetëm 15 ndeshje për Juventusin gjatë një viti qëndrimi në Torino, duke i shënuar dy gola.

(Kosova Sot Online )