Kuka pas triumfit të Distrias: Na s’dijmë ndryshe

  • A.P /
  • 16 April 2021 - 18:07
Kuka pas triumfit të Distrias: Na s’dijmë ndryshe

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Portugali në kategorinë deri ne 48 kilogramë.

Ajo në finale u desh të përballej me ukrainasen Bilodid, por e fitoi duelin pa luftë, pasi kundërshtarja nuk u paraqit fare.

Pas këtij triumfi ka reaguar edhe trajneri i saj, Driton Kuka.

“Xhudo e Kosovës me djersë e sakrificë,na sdijmë ndryshe!” – shkroi ndër tjera Kuka.

(Kosova Sot Online)