UEFA: Pritet largimi i gjysmëfinalistëve të Ligës së Kampionëve që do të marrin pjesë në Superligë

  • A.P /
  • 19 April 2021 - 19:16
UEFA: Pritet largimi i gjysmëfinalistëve të Ligës së Kampionëve që do të marrin pjesë në Superligë

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në UEFA, Jasper Moller në një intervistë të dhënë për “Reuters” ka thënë se deri të premten pritet largimi i gjysmëfinalistëve të Ligës së Kampionëvee që do t’i bashkëngjiten Superligës Evropiane.

“Klubet duhet të largohen dhe unë pres që kjo të ndodh të premten” – tha Moller.

Kjo i bie që Real Madridi, Chelsea dhe Manchester City të eliminohen, dhe sipas gjasave PSG të shpallet kampion automatikisht.

Kujtojmë se PSG nuk është e përfshirë në Superligën Evropiane.

(Kosova Sot Online)