Tifozët ultras të Interit, dalin kundër Superligës Europiane

  • A.P /
  • 19 prill 2021 - 19:48
Tifozët ultras të Interit, dalin kundër Superligës Europiane

Krijimi i Superligës Europiane ka krijuar një konfuzion të madh edhe te vetë ata tifozët, për të cilët 12 klubet themueluese të këtij kompeticioni kërkojnë në një farë mënyre ta krijojnë atë.

Tifozët ultras të Interit, që është një nga 12 klubet që do të marrin pjesë në Superligën Europiane kanë dalë kundër këtij kompeticioni.

“Ne besojmë se Superliga Europiane është vetëm një mënyrë për të marrë disa para nga FIFA dhe UEFA. Nëse kjo ndodh në të vërtetë, ne do përpiqemi ta ndalojmë atë për të mirë të futbollit. Ne nuk na intereson të luajmë ndaj më të mëdhave të Europës. Futbolli është për njerëzit, por duket sikur ata po përpiqen të kopjojnë ‘budallallëkun’ e NBA”, shkruan Curva Nord në një deklaratë zyrtare.

(Kosova Sot Online)