Barcelona konfirmon se s’do të jetë pjesë e Superligës

  • A.P /
  • 20 April 2021 - 20:58
Barcelona konfirmon se s’do të jetë pjesë e Superligës

Barcelona ka bërë një hap prapa.

Numri një i klubit, Joan Laporta, ka konfirmuar se Barcelona do të kërkojë që përmes votave, të vendoset nëse do të marrë pjesë apo jo në Superligën e krijuar nga 12 klube më të mëdha nga Serie A, Premierliga dhe La Liga.

“FC Barcelona s’do të hyjë në Superligë pa arritjen e marrëveshjes së anëtareve të asamblesë. Ata janë që vendosin, është klubi i tyre”, tha Laporta.

Manchester City, Chelsea dhe Atletico Madrid, janë klubet që raportohet se do të tërhiqen nga Superliga. 


(Kosova Sot Online)