Në qershor Kosova i zhvillon dy miqësore në “Fadil Vokrri”

  • G.G /
  • 23 April 2021 - 15:02
Në qershor Kosova i zhvillon dy miqësore në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në terminin e lirë të UEFA-s FIFA-s në fillim të muajit qershor.

Fillimisht më 1 qershor, Dardanët do të luajnë kundër San Marinos, në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa më 4 qershor në të njëjtën kohë dhe vend do të zhvillohet miqësorja tjetër me Kazakistanin.

Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës, e cila i ka konfirmuar të dyja këto miqësore.

(Kosova Sot Online)