Koeman: E kemi bërë një hap të madh drejt titullit

  • S.A /
  • 26 April 2021 - 09:56
Koeman: E kemi bërë një hap të madh drejt titullit

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka thënë se fitorja e skuadrës së tij 2:1 kundër Villarrealit ishte shumë e rëndësishëm në garë për titull në La Liga.

 Antoine Griezmann shkëlqeu për Barçën duke shënuar dy herë në Estadio de la Ceramica, pasi Samuel Chukwueze e kishte kaluar Villarrealin në epërsi fillimisht.Kjo fitore nënkupton se Barcelona tani i ka 71 pikë, aq sa i ka edhe Real Madridi, dhe dy më pak se lideri i tanishëm Atletico Madridi. Reali dhe Atletico e kanë nga një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Barcelona do të bëhet lidere e La Ligës, nëse e mposht Granadan në ndeshjen e saj të mbetur të enjten.

“Ky është një hap i madh drejt titullit”, tha Koeman pas ndeshjes të dielën.

“Çdo fitore është hap në drejtimin e duhur. Çdo ndeshje është e vështirë. Ne reaguam mirë pasi dolëm në disavantazh dhe krijuam raste. Kah fundi i ndeshjes ndiem lodhje por u mbrojtëm mirë”, shtoi ai.

“Rruga është e gjatë por ne do të japim çdo gjë nga vetja për ta fituar titullin në gjashtë ndeshjet e mbetura”, nënvizoi ai.

(Kosova Sot Online )