Guardiola: Është e lehtë të fitosh trofe me klub të madh

  • S.A /
  • 26 April 2021 - 10:42
Guardiola: Është e lehtë të fitosh trofe me klub të madh

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ia ka ulur rëndësinë edhe një trofeu tjetër pasi e fitoi Carabao Cup të dielën, duke thënë se për të është shumë e lehtë të fitojë trofe, për shkak se udhëheq vetëm klube të mëdha.

Guardiola e fitoi trofeun e 25-të në karrierë si trajner të dielën, falë golit të Aymeric Laporte që ia siguroi triumfin Manchester City kundër Tottenhamit në finalen e Wembley.

Spanjolli ka gëzuar sukses të madh gjatë karrierës si trajner i klubeve të mëdha si Barcelona, Bayern Munich dhe Man City.

I pyetur për listën e gjerë të arritjeve si trajner, Guardiola tha për Sky Sports: “Është mirë. Kam qenë në klube të mëdha: Barcelona, Bayern Munich dhe tani këtu. Prandaj është e lehtë ta bësh”.

“Sot, ne jemi jashtëzakonisht të lumtur që i kemi fituar katër tituj radhazi në këtë garë.”

(Kosova Sot Online )