FIFA e kujton momentin kur Messi “ia humb topin” Behramit

  • S.A /
  • 26 April 2021 - 11:08
FIFA e kujton momentin kur Messi “ia humb topin” Behramit

Valon Behrami është futbollisti kosovar që është përballur me më së shumti yje të futbollit, përfshirë këtu edhe Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin. 

E futbollisti aktual i Genoas në të kaluarën kishte hasur në vështirësi të mëdha kur përballë e kishte gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

 Në fakt, 36 vjeçari kosovar, i cili e përfaqësonte Zvicrën, ishte ballafaquar me yllin e Barcelonës në ndeshjen e së tetës së finales ndërmjet Argjentinës dhe Zvicrës në “Arena de Sao Paulo” më 1 korrik të vitit 2014 në Sao Paulo të Brazilit.

FIFA është rikthyer prapa në kohë duke e kujtuar një driblim të Messit, i cili e kalon me lehtësi edhe futbollistin shkatërrues kosovar.

“Ai duket të jetë aty, por…”, ka shkruar FIFA në llogarinë e saj zyrtare të Botërorit në rrjetin social “Instagram”, duke e krahasuar Messin me një rrufe.

(Kosova Sot Online )