Real – Chelsea, betejë për finale

  • S.A /
  • 27 April 2021 - 15:37
Real – Chelsea, betejë për finale

Sonte në “Alfredo Di Stefano” do të zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve. Real Madridi dhe Chelsea do ta zhvillojnë sonte betejën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. “Los Blancos” e eliminuan në çerekfinale Liverpoolin, kurse “Blues” ishin më të mirë se Porto. E tash, ekipi spanjoll dhe ai anglez do të ballafaqohen në mes vete në stadiumin “Alfredo Di Stefano”. Të dyja skuadrat do të tentojnë të sigurojnë rezultat të favorshëm në duelin e parë. Kjo do t’ju siguronte atyre avantazh për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në Londër më 5 maj. Chelsea është kualifikuar në gjysmëfinale për herë të parë që nga viti 2014. “Blues” e kanë fituar një herë Championsin dhe tash e synojnë trofeun e dytë. Kurse, Reali e kërkon trofeun e 14-të të Ligës së Kampionëve.

Kjo njëherësh do të jetë hera e 14-të që Reali luan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kurse për Chelsean hera e tetë. Reali vjen nga një formë e zbehtë së fundmi në La Liga, kurse Chelsea nga fitorja e rëndësishme me West Hamin. “Mbretërit” nuk do të mund të llogarisin në lojtarët si Sergio Ramos, Federico Valverde, Lucas Vazquez dhe Ferland Mendy. Kurse, Chelsea nuk e ka ndonjë mungesë të theksuar. Për Eden Hazardin, kjo do të jetë një ndeshje e veçantë pasi do të përballet me ish-skuadrën e tij. 

Image

(Kosova Sot Online )