Guardiola pa Sterlingun, Jesusin e Agueron, PSG me Mbappen, Di Marian dhe Neymarin

  • A.P /
  • 28 April 2021 - 20:09
Guardiola pa Sterlingun, Jesusin e Agueron, PSG me Mbappen, Di Marian dhe Neymarin

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Paris Saint Germain dhe Manchester City.

Pep Guardiola i ka lënë në stol sulmuesit Sterling, Jesus dhe Aguero, duke tentuar të luajë me Foden si 9-sh fals, apo edhe Mahrez.

Në anën tjetër, PSG e kërkon finalen e dytë me radhë duke startuar në sulm me treshen më të mirë, Neymar, Mbappe dhe Di Maria.

(Kosova Sot Online)