Katër ekipe e synojnë trofeun e Europa Leagues

  • S.A /
  • 29 April 2021 - 16:18
Katër ekipe e synojnë trofeun e Europa Leagues

Europa League hyn në fazën më të nxehtë, luhen dy gjysmëfinalet e para, Man Utd – Roma dhe Villarreal – Arsenal. Katër skuadra do ta kërkojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm të futbollit evropian – Europa League. Pa dyshim, dueli kryesor gjysmëfinal do të jetë ai në mes të Manchester Unitedit me Romën. “Djajtë e Kuq” shihen si favoritë për ta fituar këtë trofe.

Nga ana tjetër, për ekipin romak Liga e Evropës shihet si mundësia e vetme për ta siguruar kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, Villarreali do ta presë Arsenalin në Spanjë. Këto dy skuadra nuk ishin përballur në mes vete në garat evropiane që nga viti 2009. Në atë kohë, “Gunners” e kishin eliminuar “Nëndetësen e Verdhë” me rezultat të përgjithshëm 4:1 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.Villarreali dhe Arsenali kanë pozita të ngjashme në kampionatet respektive edhe pse skuadra spanjolle mund ta kapë Evropën edhe përmes La Ligas. E Arsenali, njëjtë si Roma, e sheh Europa Leaguen si mundësi të vetme për të luajtur në Evropë sezonin e ardhshëm. Këto dy takime do të fillojnë në orën 21:00. 

(Kosova Sot Online )