Barça mund ta marrë primatin në La Liga sonte

  • 29 April 2021 - 16:03
Barça mund ta marrë primatin në La Liga sonte

Gjiganti katalunas do t’i kalonte Atleticon e Realin me një fitore eventuale ndaj Granadas. Barcelona e ka një mundësi të artë sonte. Gjiganti katalunas mund ta marrë primatin në kampionatin spanjoll nëse e mposht Granadan. Leo Messi me shokë aktualisht gjenden në vendin e tretë prapa Atletico dhe Real Madridit.

Por, katalunasit e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Dhe, nëse i marrin tri pikë në “Camp Nou”, djelmoshat e Ronald Koemanit do të bëheshin liderë të rinj të La Ligas.Me këtë rast do të merrte fund dominimi i gjatë i këtij sezoni i Atletico Madridit në krye të tabelës. Por, Barça s’do të ketë punë dhe aq të lehtë pasi Granada gjendet në vendin e tetë dhe ka ditur të tregohet ekip i papërshtatshëm.Ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Granadas fillon në orën 19:00.

(Kosova Sot Online )