Rikthehet Sergio Ramos, gati për Chelsean

  • S.A /
  • 29 April 2021 - 16:28
Rikthehet Sergio Ramos, gati për Chelsean

Real Madridi ka humbur një lojtar, por ka rikuperuar një tjetër.

Dani Carvajal sipas të gjitha gjasave e ka mbyllur sezonin para kohe, pas një dëmtimi që pësoi në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat.

Por, lajmi i mirë për Realin para ndeshjes së kthimit me Chelsean, është rikuperimi i kapitenit, Sergio Ramos.

Ai ka lënë prapa shqetësimet dhe të enjten është stërvitur bashkë me skuadrën, duke dhënë sinjale se do të jetë gati për sfidën e së mërkurës. Zidane shpreson që për Chelsean, ta rikuperojë edhe Ferland Mendyn.

(Kosova Sot Online )