Lexoni edhe:
Hajnat e së kaluarës mobilizohen për ta penguar instalimin e shtetit të së drejtës
Ylli kosovar pritet të largohet këtë vit nga Liverpooli, ku nuk po gjen hapësira për të luajtur. E ardhmja e tij mund të jetë e lidhur me Serie A apo La Liga. Xherdan Shaqiri është duke e kaluar sezonin e fundit në fanellën e Liverpoolit. Ylli kosovar do t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga “Anfield Road” gjatë verës që vjen.
Hajnat e së kaluarës mobilizohen për ta penguar instalimin e shtetit të së drejtësLexoni edhe:
Përfaqësuesi zviceran nuk ka arritur të lërë gjurmë tek “Reds”, ku ka përfunduar më shpesh në bankinë se që ka luajtur. Dhe, mediat e huaja raportojnë se 29 vjeçari është bërë objektiv i klubeve italiane dhe atyre spanjolle.
Mbi të gjitha, në Serie A, futbollistin nga Zhegra e Gjilanit e pëlqejnë Lazio dhe Roma.
Për këtë siguron portali italian “La Lazio Siamo Noi”, përcjell “Gazeta Express”.
“Biancocelesti” e kishin kërkuar edhe në të kaluarën ish-futbollistin e Baselit, Bayern Munichut, Interit e Stoke Cityt.Ndërkohë, “Liverpool Offside” zbulon se majtakun ofanziv e pëlqen edhe Sevilla në Spanjë.
Gjithashtu, spekulohet se interesim për futbollistin këmbëshpejtë ka shfaqur edhe Wolverhamptoni në Angli.
Verën e kaluar, kampioni anglez i kërkonte 25 milionë euro për Shaqirin.
Por, asnjë klub nuk ishte i gatshëm të ofronte aq shumë para për të.
Xherdani ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023.
“Reds” duan ta shesin atë pas situatës së komplikuar financiare që e ka kapluar klubin shkaku i pandemisë.
Shaqiri i ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje në Premierligë këtë edicion, me një total prej 520 minutash.
Në atë periudhë, ai i ka dhuruar dy asistime, ndërsa ka luajtur vetëm një herë 90 minuta.
(Kosova Sot Online )