Hajnat e së kaluarës mobilizohen për ta penguar instalimin e shtetit të së drejtës

Hajnat e së kaluarës mobilizohen për ta penguar instalimin e shtetit të së drejtës
Hajnat e së kaluarës mobilizohen për ta penguar instalimin e shtetit të së drejtës

Ragip Guraziu

  • 30 April 2021 - 13:13

Shkruan: ANALIST - Ragip Guraziu

Shpresohet e besohet se këta ish pushtetar të korruptuar nuk do të kenë sukses ta bllokojnë dhe pamundësojnë funksionalizimin e mirëfilltë të shtetit ligjor, sepse Qeveria e re duhet të fillojë të veprojë menjëherë, t’i zgjojë nga gjumi i gjatë të gjithë prokurorët e gjyqtarët përmes KGJK-ës dhe KPK-ës që ata të fillojnë DETYRIMISHT të respektojnë e të zbatojnë ligjet e vendit dhe kushtetutën kundër të gjithë atyre që kanë shkelur ligjet e vendit pa dallim për këto vitet e kaluara.

-Është e turpshme se si këto ditë po marrin hov dhe po e sulmojnë Qeverinë Kurti, pa të drejtë dhe pa asnjë argument më të vogël, strukturat politike të ish qeverisjeve të kaluara të tej inkriminuara dhe që e zhvatën shtetin pandalshëm për 20 vite , duke e shfrytëzuar dhe keq interpretuar pushimin e vendimit tremujor të Qeverisë Hoti, për mbështetje me shtesa ndaj pensionistëve dhe kategorive të rrezikuara sociale gjatë pandemisë së koronavirusit, që ishte paraparë për periudhën kohore janar-mars 2021, derisa thuhet se Vendimi i Qeverisë Hoti përfshinte vetëm këtë periudhë kohore bazuar edhe në Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike që parasheh mbështetje të përshkallëzuar në faza të caktuara kohore dhe shuma specifike të mjeteve financiare për kategori të caktuara. Këtë fakt real e ka pohuar edhe vetë ish ministresha Hikmete Bajrami, tani deputete e LDK-së në opozitë e cila sqaron me të drejtë se vendimi për shtesat ndaj pensionistëve dhe kategorive të tjera sociale kishte të bënte vetëm për tremujorin e parë të këtij viti.

Lidhur me këtë vendim janë deklaruar edhe shumë qytetar që kanë informata, që e njohin dhe dinë këtë realitet. Kësaj i thonë asgjë më shumë së një fushatë më e paturpshme që e kanë filluar partitë politike tash në opozitë, kryesisht PDK dhe AAK, duke ja bërë një argat edhe individ nga LDK-ja, fushata më e pistë e atyre të cilat për 20 vjet e kanë vjedh dhe shkatërruar shtetin në mënyrë sistematike deri më sot, duke filluar nga Qeveria e përkohshme e instrumentalizuar hap pas hapi, nga viti në vit, herë në mënyrë të hapur dhe herë ilegale, ka instaluar njerëzit e vetë, me shume mijëra të tillë, nëpër të gjitha institucionet e shtetit, për të zhvatur dhe përfituar kriminalisht nga taksat e qytetarëve të varfër dhe pamundësuar zhvillimin e vendit për këto 22 vite.

Edhe qytetari më i pa informuar ndalet dhe pyet në vete: vallë si mundë të kritikojnë hajnat e kriminalizuar që vetëm kanë vjedhur për këto vite një qeveri të re e cila e ka gjetur shtetin në një gjendje të mjeruar, dhe do ti duhet kohë për ta filluar sanimin e gjendjes, e të mos flasim për të krijuar mrekulli brenda ditës as brenda muajsh, kur dihet se zhvatësit e deridjeshëm kanë vjedhur nga buxheti i shtetit në kanale të ndryshme-2-4 miliard euro për çdo vit, duke vazhduar deri më sot kur në Qeveri ka ardhur një subjekt i ri politik, i pa sprovuar dhe i pa korruptuar, ngase pas një vetëpastrimi në vitet 2016 dhe 2017 shumë suksesshëm ishte pastruar.

Kjo që po ndodhë tani është kjo ofensivë kritikash të pa bazuara të ish pushtetarëve të deridjeshëm ndaj Qeverisë Kurti, përpjekje e mjerë e atyre që po i frikësohen fillimit të bërjes ligjeve për t’ua konfiskuar pasurinë vjedhur nga qytetarët dhe nga shteti, për të ja kthyer atë buxhet të shtetit dhe filluar ringjalljen dhe rimëkëmbjen reale të zhvillimit të vendit, kurse për hajnat e dy dekadave të kaluara, duhet të zhvillohen gjyqe e të rezervohen burgjet. E gjithë kjo hajni e hajdutëri mbi 20 vjeçare në përmasa të frikshme është bërë para syve të mbi më shumë se 40 prokurorëve e kryeprokuroreve speciale në PSRK të instaluar aty e kudo tjetër, ashtu që të gjithë këta prokurorë e gjyqtar të derisotëm e të tanishëm të cilët për këto 20 vite jo vetëm që nuk i kanë penguar dhe as hetuar asnjëherë seriozisht mafio-politikanët dhe ish-pushtetarët mafioze , por po këta të njëjtit që janë mbi 200 prokurorë te shtetit dhe rreth 400 gjyqtarë te gjykatave asnjëherë as nuk i kanë hetuar dhe as nuk i kanë gjykuar , por përkundrazi gjatë gjithë këtyre viteve vetëm ua kanë bërë avokatinë dhe mbrojtjen në punët e tyre të ndyre e kriminale si politikanë e pushtetarë mafiozë të lidhur me krimin e organizuar e të mirë strukturuar kudo nëpër Kosovë e sidomos këtu në Prishtinë.

Rreziku është serioz sepse ata do ta vazhdojnë të provojnë ta acarojnë akoma më shumë situatën me veglat e krimit të organizuar nga frika e instalimit të shtetit ligjor nga Qeveria Kurti, për ta penguar dhe pamundësuar atë, për aq sa do të mundën ta bëjnë dhe ta pengojnë. Shpresohet e besohet se këta ish pushtetar të korruptuar nuk do të kenë sukses ta bllokojnë dhe pamundësojnë funksionalizimin e mirëfilltë të shtetit ligjor, sepse Qeveria e re duhet të fillojë të veprojë menjëherë, t’i zgjojë nga gjumi i gjatë të gjithë prokurorët e gjyqtarët përmes KGJK-ës dhe KPK-ës që ata të fillojnë DETYRIMISHT të respektojnë e të zbatojnë ligjet e vendit dhe kushtetutën kundër të gjithë atyre që kanë shkelur ligjet e vendit pa dallim për këto vitet e kaluara.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".