Werder Bremen eliminohet në sekondat e fundit të vazhdimeve, Leipzig në finale të Kupës

  • A.P /
  • 30 April 2021 - 23:47
Werder Bremen eliminohet në sekondat e fundit të vazhdimeve, Leipzig në finale të Kupës

Një ndeshje tejet dramatike u zhvillua në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë mes Werder Bremenit dhe Leipzigut.

Pas 120 minutave lojë, ishte ekipi mysafir, Leipzig ai që arriti ta siguronte finalen e madhe të DFB Pokal.

90 minutat e rregullt përfunduan ashtu siç edhe nisën, pa gola.

Me të filluar vazhdimet Hwang Hee-Chan e kaloi Leipzigun në epërsi në minutën e 93-të.

Në të 115-tën Werderi arriti ta barazonte rezultatin nëpërmjet Bittencourt.

Dhe, kur të gjithë menduan se ndeshja do të përcaktohej pas ekzekutimit të penalltive, kështu nuk mendoi futbollisti suedez, Emil Forsberg.

Ai realizoi në minutën e 120+1 për ta dërguar Leipzigun në finale, atje ku do ta pres fituesin e duelit të nesërm mes Borussia Dortmund dhe Holstein Kiel.

Në këtë ndeshje nuk u paraqit fare Milot Rashica, i cili kishte pësuar një dëmtim para sfidës.

(Kosova Sot Online)