Fiton me ippon edhe Fationa Kasapi

  • G.G /
  • 01 May 2021 - 13:58
Fiton me ippon edhe Fationa Kasapi

Pas Laura Fazliut e Erza Muminoviq, edhe Fationa Kasapi e ka nisur me fitore aventurën në European Open të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Kasapi, që po garon në kategorinë -57 kg, rrethin e parë e kaloi pa luftë, kurse në atë të dytë u përball me austriaken, Julia Sommer.

Ajo u tregua më dominuese gjatë gjithë luftës dhe arriti ta përplas përtoke Sommerin, duke fituar me ippon, për të kaluar në rrethin e tretë, ku tani kërkon çerekfinalen.

Xhudistja shqiptare tani do të përballet me polaken, Arleta Podolak.

(Kosova Sot Online)