Kush do të triumfojë? “Finalet” e mbetura në LaLiga

  • S.A /
  • 01 May 2021 - 16:04
Kush do të triumfojë? “Finalet” e mbetura në LaLiga

LaLiga është bërë më interesante se kurrë më parë. Kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fundit të sezonit aktual, katër skuadra kanë shanse për të triumfuar në fund. Atletico është në pozitën e parë me 73 pikë, që ndiqet nga Real Madridi dhe Barcelona me nga 71 pikë dhe Sevilla me 70 pikë. 

Secila nga skuadrat që ka shansin të fitojë titullin, do t’i zhvillojë edhe pesë ndeshje deri në fund të sezonit. Këtë xhiro, Atletico do të jetë mysafirë i Elches, Reali do të presë Osasunën – të dy ndeshjet zhvillohen ditën e shtune. Ndërsa të dielën, Barcelona do të jetë mysafirë i Valencias, kurse të hënën Sevilla do të jetë nikoqir i Athletic Bilbaos.

Image

(Kosova Sot Online )