Eliminohet Fationa Kasapi

  • E.K /
  • 01 May 2021 - 15:48
 Eliminohet Fationa Kasapi

Fationa Kasapi është eliminuar nga European Open të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Kasapi, që po garon në kategorinë -57 kg, rrethin e parë e kaloi pa luftë, kurse në atë të dytë u përball me austriaken, Julia Sommer.

Ajo u tregua më dominuese gjatë gjithë luftës dhe arriti ta përplas përtokë Sommerin, duke fituar me ippon, për të kaluar në rrethin e tretë, ku u përball me polaken, Arleta Podolak.

Fationa u mundua, por një pakujdesi e vogël i kushtoi asaj me eliminim.

(Kosova Sot Online)