Peja e fiton finalen e parë

  • A.P /
  • 02 May 2021 - 09:35
Peja e fiton finalen e parë

Fituesi i Kupës së Kosovës KV Peja, e ka fituar ndeshjen e parë të serisë së finaleve në play-off, në Superligë në konkurrencën e meshkujve. Pejanët në parketin e vet, triumfuan ndaj KV Drita me rezultat 3 me 1.

Mysafirët nga Gjilani e nisën ndeshjen mirë, duke e fituar setin e parë, 25:23.

Megjithatë “verdhezinjtë” i përmirësuan lëshimet në setin e parë, duke mos lejuar disfatë në teren të vet.

Peja i fiton periudhat vijuese, 25:21; 25:22 dhe 26:24, duke shënuar fitoren e parë, në finalet që përcaktojnë kampionin.

Finalja e dytë do ta gjejë Dritën nikoqire, e poashtu me ambicie që të revanshohet për këtë humbje.

(Kosova Sot Online)