Guardiola me porosi për lojtarët e tij

  • A.P /
  • 20 April 2026 - 10:30
Guardiola me porosi për lojtarët e tij

Manchester City e ka marrë një fitore shumë të rëndësishme me rezultat 2-1 ndaj Arsenalit në një përballje direkte për titullin e në Premierligë duke e ngushtuar diferencën dhe duke i rritur ndjeshëm shanset për triumf.

Pas ndeshjes, Guardiola ishte i qartë në mesazhin e tij, duke kërkuar përqendrim total nga skuadra.

“Ende nuk ka përfunduar asgjë. I kemi edhe tri apo katër javë shumë të gjata përpara dhe çdo ndeshje do të jetë një finale.”

Trajneri spanjoll e theksoi rëndësinë e qetësisë dhe vazhdimësisë në këtë fazë vendimtare të sezonit.

“Ajo që e kemi bërë është e mirë, por nuk mjafton. Duhet të vazhdojmë me të njëjtin mentalitet në çdo ndeshje.”

Në një ndeshje të luftuar dhe plot emocione, ishte Erling Haaland ai që e vendosi fatin e takimit me golin e fitores, duke ia dhënë Cityt një avantazh të rëndësishëm në sprintin final të sezonit.

Me disa javë ende për t’u luajtur, gara për titull në Premierligë mbetet e hapur, por Manchester City duket se e ka marrë momentumin e duhur në momentin më vendimtar.

(Kosova Sot Online)