Kullashi eliminohet qysh në duelin e parë

  • A.P /
  • 02 May 2021 - 11:36
Kullashi eliminohet qysh në duelin e parë

Aventura e xhudistit kosovar, Arbër Kullashit në European Open që po mbahet në Zagreb të Kroacisë ka marrë fund shpejt.

Kullashi është eliminuar qysh në raundin e dytë me IPPON nga xhudisti austriak, Sebastian Dengg në kategorinë deri 81 kilogramë.

Raundin e parë, Arbëri e kaloi pa luftë, njëjtë sikur Dengg.

Tani në garë ka mbetur vetëm Shpati Zekaj në kategorinë deri 100 kilogramë. 

(Kosova Sot Online)