Arsenali e mposht Newcastle Unitedin

  • A.P /
  • 02 May 2021 - 17:48
Arsenali e mposht Newcastle Unitedin

Arsenali e ka mposhtur me lehtësi 2:0 Newcastle Unitedin, me shpresë se kjo fitore do t’ia rrisë vetëbesimin para ndeshjes së kthimit gjysmëfinale kundër Villarrealit në Ligën e Evropës.

Mohamed Elneny e shënoi golin e tij të parë në Premierligë për Arsenalin, para se Pierre-Emerick Aubameyang ta shënonte golin e parë që prej 3 prillit për t’i siguruar pikët e plota në pjesën e dytë.

Arsenali, që me Villarrealit përballet të enjten, e kalon Aston Villën në tabelën e Premierligës dhe tani renditet në vendin e nëntë.

Skuadra e Mikel Artetës e humbi 2:1 ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Evropës në udhëtim në mesjavë.

Por do të shpresojë se fitorja e sotme kundër Newcastle do t’ia rrisë vetëbesimin për ndeshjen e kthimit në Londër.

Ndërkohë, Newcastle, vijon të jetë në vendin e 17-të, por është shumë pranë ta sigurojë mbijetesën në Premierligë, pasi i ka nëntë pikë më shumë se vendi i 18-të, katër ndeshje deri në përfundim të sezonit.

(Kosova Sot Online)