Messi e shënon golin e 50-të për Barcelonën nga gjuajtja e lirë

  • S.A /
  • 03 May 2021 - 09:27
Messi e shënon golin e 50-të për Barcelonën nga gjuajtja e lirë

Lionel Messi e shënoi golin e 50 nga gjuajtja e lirë në karrierën e vet si lojtar i Barcelonës, duke iu ndihmuar katalonasve ta mposhtin 3:2 Valencian të dielën në një ndeshje dramatike. Sulmuesi argjentinas e mposhti ish-bashkëlojtarin e vet, Jasper Cillessen, në portën e Valencias me një goditje mjeshtërore nga goditja e dënimit duke e futur topin në rrjetë me ndihmën e shtyllës. Ky ishte goli i tretë i Messit nga gjuajtja e lirë këtë sezon, pas atyre që i shënoi kundër Granadaës dhe Athletic Bilbaos.

Më së shumti gola nga gjuajtja e lirë brenda një sezoni, Messi i shënoi në edicionin 2018/19, kur e tundi rrjetën tetë herë nga goditja e dënimit. Ndërsa në sezonet 2015/16 dhe 2017/18, ai i shënoi nga shtatë gola. Golin e parë nga gjuajta e lirë në fanellën e Barçës, Messi e shënoi në sezonin 2008/09. Ndërsa, sezonin e kaluar, Messi shënoi pesë gola nga gjuajtja e lirë. Messi është lider në garë për këpucën e artë në La Liga këtë sezon me 28 gola, shtatë më shumë se Karim Benzema në vendin e dytë.

(Kosova Sot Online )