Vojvoda i ndihmon Torinos ta bëjë një hap të madh drejt mbijetesës në Serie A

  • A.P /
  • 03 May 2021 - 22:57
Vojvoda i ndihmon Torinos ta bëjë një hap të madh drejt mbijetesës në Serie A

Torino ka shënuar fitore të madhe me rezultat minimal 1:0 ndaj Parmas në Serie A, saktësisht në javën e 34-të.

Ishte futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda që shënoi golin e vetëm të ndeshjes, njëherit të parin për klubin italian.

Me këtë fitore, Torino shkon në vendin e 15-të me 34 pikë, tri larg zonës së rrezikshme.

Parma në anën tjetër është buzë largimit nga elita e futbollit italian.

(Kosova Sot Online)