Goli i Vojvodës e dërgon Parmën në Serie B

  • A.P /
  • 03 May 2021 - 23:29
Goli i Vojvodës e dërgon Parmën në Serie B

Parma zbritet zyrtarisht nga Serie A, pasi goli i Mergim Vojvodës siguroi një fitore vendimtare 1-0 për Torino kur të dy palët u përballën sonte në ndeshjen e fundit të javës së 34-të në Serie A.

Ishte futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda që shënoi golin e vetëm të ndeshjes, njëherit të parin për klubin italian.

Me këtë fitore, Torino shkon në vendin e 15-të me 34 pikë, tri larg zonës së rrezikshme.

Në anën tjetër, Parma bie nga Serie B dhe edicionin tjetër do të zhvillojë gara në një rang më poshtë.


(Kosova Sot Online)