Solskjaer: Kemi pasur biseda pozitive për të ardhmen e Cavanit

  • A.P /
  • 05 May 2021 - 18:48
Solskjaer: Kemi pasur biseda pozitive për të ardhmen e Cavanit

Solskjaer e do edhe një sezon Cavanin në “Old Trafford”. Edi ka bërë deri më tani 33 paraqitje, ka arritur të realizojë 12 gola.

Ole Gunnar Solskjaer ka deklaruar se ende shpreson që Edinson Cavani do të pajtohet të qëndrojë në Manchester United, duke insistuar se ka pasur biseda “të mira” me sulmuesin uruguaian.

 

Cavani, që erdhi në Old Trafford si lojtar i lirë, ka vuajtur me dëmtime dhe është duke menduar që të largohet përgjithmonë nga Europa.

Ai është duke shqyrtuar mundësinë që të luajë te Boca Juniors.

Por, “Djajtë e Kuq” janë duke e bërë të pamundurën që t’ia mbushin mendjen 34-vjeçarit të qëndrojë edhe të paktën një sezon në “Old Trafford”.

“Ne kemi pasur disa biseda të mira kohëve të fundit. Edhe pse gjithçka varet ende nga ai, unë ende shpresoj”, u shpreh Solskjaer.

“Ndoshta më shumë pas ndeshjes kundër Romës, pas asaj loje kam biseduar me të sepse kur e bëni atë që bëri është thjesht magji. Unë ende kam shpresa (se ai do të qëndrojë)”.

Edi ka bërë deri më tani 33 paraqitje, ka arritur të realizojë 12 gola.

(Kosova Sot Online)