Vasquez ‘frikëson” tifozët e Realit, alarmon Milanin

  • A.P /
  • 05 May 2021 - 19:43
Vasquez ‘frikëson” tifozët e Realit, alarmon Milanin

Lucas Vasquez nuk ka garantuar qëndrimin në Real Madrid.

29-vjeçari, Lucas Vasquez, është në listë për t’u larguar nga Real Madridi.

Ashtu si Sergio Ramos, as sulmuesi ende nuk ka rinovuar me Los Blancos dhe ka zëra se mund të largohet gjatë verës.

Për të kanë shprehur interesim disa skuadra, ne veçanti Milani.

Vasquez ka deklaruar se as ai vet nuk e di se çfarë do të ndodhë me të.

“Nuk e di fare se çfarë do ndodhë me mua, por unë do të mbetem gjithmonë një tifoz i Real Madridit. Jam me fat që luaj me ekipin për të cilin bëj tifozllëk që kur isha i vogël. Jam i qetë, agjentët e mi po punojnë për të siguruar më të mirën për mua”, deklaroi Vasquez.

Nga largësia, për shkak se është i dëmtuar, ai foli edhe për ndeshjen e sotme mes Chelseat dhe Real Madridit, ku njëra prej skuadrave do të shkojë në finale, atje ku po i pret Manchester City.

“Duhet të vuajmë në ndeshje si kjo ndaj Chelsea. Ndodhemi në garë për fitimin e Champions League dhe titullit kampion në Spanjë, do të tentojmë t’i fitojmë të dyja. Është e vështirë të luash me Realin, duhet durim i madh për të shfrytëzuar shansin tënd”, tha Vasquez.

“Sekreti ynë? E thjeshtë, vazhdojmë të jemi të bashkuar si më parë, Zidane ka ditur ta menaxhojë shumë mirë grupin”.

Vasquez ka qenë ‘Jokeri’ i Zidanit këtë edicion, duke luajtur në disa pozicione për shkak të dëmtimeve të shumta – ne veçanti në rrolin e mbrojtësit të djathtë.

Ai ka bërë 34 paraqitje dhe ka realizuar 2 gola deri më tani këtë edicion. Në përgjithësi, Vasquez numëron 240 paraqitje në total me Realin që nga viti 2015, ka realizuar 26 gola dhe ka dhuruar shumë asiste.

(Kosova Sot Online)