Man United luan sa për statistika me Romën

  • A.P /
  • 06 May 2021 - 20:28
Man United luan sa për statistika me Romën

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Romës dhe Manchester Unitedit.

Është një ndeshje gjysmëfinale dhe përballje mes dy skuadrave të mira, por për Manchester United kjo ndeshje shërben vetëm për statistika, sado e vështirë që është ta thuash këtë.

Kjo për faktin se “Djajtë e Kuq” fituan 6-2 në ndeshjen e parë dhe vetëm një fitore e ëndrrave, 4-0, do ta kualifikonte Romën në finale të Europa League.

(Kosova Sot Online)