Solskjaer i lumtur me kualifikimin e Unitedit në finale të Ligës së Evropës

  • S.A /
  • 07 May 2021 - 08:56
Solskjaer i lumtur me kualifikimin e Unitedit në finale të Ligës së Evropës

Ole Gunnar Solskjaer e pranon që Manchester Unitedi lehtë mund të ketë humbur 8-6 nga Roma në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës, pasi sipas tij, ekipi luajti vetëm një pjesë të mirë.

Giallorossët fituan 3-2 mbrëmjen e së enjtes, megjithëse David De Gea bëri disa pritej heroike për të mbajtur rezultatin në nivel.

Rezultati nuk kishte rëndësi, sepse Unitedi fitoi 6-2 ndeshjen e parë, pavarësisht nga fakti që Roma kishte kaluar 2-1 në epërsi mes pjesëve. “Ndihem mirë që jam në finale. Ne luajtëm një gjysmë pjese shumë, shumë të mirë në Old Trafford e cila na ka kaluar”, ka thënë fillimisht Solskjaer për BT Sport.

“Jam i zhgënjyer që kemi humbur – veçanërisht mënyra se si kemi luajtur në pjesën e dytë”. “Mund të ishte lehtë rezultati 8-6 për ta. Ishte një lojë e çuditshme. Ne vazhdimisht u jepnim topin, por për fat të mirë kemi një nga portierët më të mirë në botë”. “Ne jemi në finale dhe po presim 26 majin”, përfundoi trajneri i Unitedit.

Manchester Unitedi do të përballet në finale me Villarrealin, i cili eliminoi Arsenalin me rezultat të përgjithshëm 2-1.

(Kosova Sot Online )