Lukaku qetëson Interin për Conten

  • S.A /
  • 07 maj 2021 - 13:50
Lukaku qetëson Interin për Conten

Conte do të vazhdojë të jetë trajner i Interit edhe pas triumfit në Serie A, sipas Lukakus.

Interi është kampion i Italisë për sezonin 2021/22.

Pas triumfit, ka zëra se Antonio Conte do të largohet për të shijuar një tjetër aventurë.

Megjithatë, sulmuesi Romelu Lukaku nuk beson se kjo do të ndodhë. Për ish sulmuesin e Manchester United e Chelsea, Conte është një trajner i veçantë dhe njeriu për të cilin vendosi të transferohet në Serie A te Interi.

Në një intervistë për “Corriere della Sera” ai ka thënë: “Nuk ka trajner më të fortë se Conte”.

“Ai më bindi menjëherë për të pranuar ofertën e Interit. Sapo firmosa kontratën i dërgova një mesazh, aty ku i shkrova: po vij. Kam ëndërruar gjithmonë të luaj me Interin në Serie A, ia dola ta realizoj”.

“A do të largohet Conte nga Interi? Jo, nuk e besoj aspak, mendoj që nuk do të ndodhë”, shtoi ai.

“Ai ndihet mirë te Interi dhe sigurisht që është i kënaqur. Ka një skuadër që e ndjek, të gjithë lojtarët vihen në dispozicion të trajnerit, në stërvitje dhe në ndeshje. Kemi gjithçka për të nisur një cikël të ri”.

Me Conten, Lukaku ka qenë një vrasës para portës së kundërshtarëve.

27-vjeçari numëron 61 gola në 92 paraqitje deri më tani me Interin. 

(Kosova Sot Online )