Fernandes: “Të luaj 90 minuta çdo dy ditë nuk është e mjaftueshme për mua”

  • S.A /
  • 07 May 2021 - 10:19
Fernandes: “Të luaj 90 minuta çdo dy ditë nuk është e mjaftueshme për mua”

Bruno Fernandes kurrë nuk do të lodhet së luajturi futboll.

Ai është i gatshëm të luajë çdo ditë nëse është e nevojshme sepse siç ka thënë, po e jeton një ëndërr.

26-vjeçari po kalon një sezon ëndrrash te ‘Djajtë e Kuq’. Ai deri më tani ka bërë 53 paraqitje dhe ka shënuar 26 gola.

Bruno është rrugës për të fituar një trofe me Unitedin, pas kualifikimit në finale të Europa League ku do të përballet me Villarrealin.

“Për mua, gjëja më e rëndësishme është të luaj. Kurdo që trajneri më dëshiron, është e rëndësishme të dihet se jam i gatshëm të luajë çdo ndeshje, çdo minutë”, u shpreh ai.

“Kurrë nuk do të them që jam lodhur duke luajtur sepse kjo është ëndrra ime. Kurrë s’do të lodhem së luajturi”.

“Kur isha fëmijë, kam luajtur ndoshta shtatë apo tetë orë në ditë. Kështu që, të luaj 90 minuta çdo tri ditë apo dy ditë, nuk është e mjaftueshme për mua”.

Në total, Bruno numëron 75 paraqitje me Unitedin, ka shënuar 38 gola. 

(Kosova Sot Online )