Tifozët e Barcelonës nisen drejt ‘Camp Nou’

  • S.A /
  • 08 May 2021 - 15:50
Tifozët e Barcelonës nisen drejt ‘Camp Nou’

Nuk ka mbetur edhe shumë deri te ndeshja mes FC Barcelona dhe Atletico Madrid, që do të zbresin në fushën e “Camp Nou” për të luajtur në kuadër të javës së 35-të të La liga. Kjo do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, pasi luhet për titull.

Tifozët e Barçës, për ta përkrahur skuadrën, tashmë janë nisur drejt Camp Nou, por për fat të keq, edhe kjo ndeshje do të luhet pa praninë e tyre. Barcelonës i duhet me patjetër fitorja sot, për të qenë më pranë titullit kampion dhe parakaluar Atleticon në renditje dhe për të shpresuar në dështimin e Realit kundër Sevillës.

(Kosova Sot Online )