Lexoni edhe:
Skandaloze: Edhe rastet e korrupsionit po gjykohen si vepra të kundërvajtjes!
Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava
E tërë kjo e keqe që iu ka bërë shtetit tonë, është si rrjedhojë e atyre proceseve të pasluftës, që është faktike se në qeverisje erdhën njerëz “komandanta” të pa shkolluar, pa përvojë pune, të cilët e kishin të vetmin qëllim, pasurimin e tyre, prandaj i emëruan shumë njerëz të besueshëm të tyre në institucionet e drejtësisë e që do të punonin sipas urdhrave të shefit të tyre.
Skandaloze: Edhe rastet e korrupsionit po gjykohen si vepra të kundërvajtjes!Lexoni edhe:
Me vetë faktin që deri më tani jemi të bindur për të gjitha keq qeverisjet e deritashme, nga pas lufta e deri me tani, është e kuptueshme që shteti i Kosovës është i bastarduar tej mase dhe i shndërruar në një oazë të krimit të organizuar dhe korrupsionit vetëm nga ata që e qeverisën për dy dekada, për shkak të sistemit të degraduar dhe të dështuar të drejtësisë, me njerëz që e shikonin vetëm xhepin e vet, e nuk bënin fare punën sipas ligjit e provave nëpër lëndët gjyqësorë për të ndjekur dhe luftuar mafinë̈ e lidhur me politikën.Prandaj tani e sa vite e kemi të krijuar këtë gjendje të inkriminuar nëpër institucionet e shtetit të Kosovës. Për këtë arsye edhe nuk është aspak për tu habitur kjo mbyllja e qeshjeve gjyqësorë me porosi, interferime e kërcënime, sikur edhe me pagesa e ryshfete për të gjitha dosjet e aferave korruptive e kriminale të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe mafio-oligarkëve të bizneseve të pista, dhe shumë të tjera që mbahen e flenë̈ nëpër sirtarë̈ të zyrtarëve të drejtësisë, pa u hetuar e gjykuar me vite të tëra deri në parashkrim.
Kjo gjendje flet mjaftueshëm për një̈ drejtësi të kapur nga një "virus kriminalo-kancerogjen të metastazuar" - që pamundësohej të shërohet me këta njerëz që sundonin si Sulltanët ose udhëhiqnin politikën në vend dhe e mbanin nën kontroll drejtësinë̈ e tyre “kukull e marionete” të krimo-politikës dhe nëntokës kriminale. Në bazë të kësaj që u shpjegua më lartë nënkuptohet pse Prokuroria Speciale dhe ato themelore, edhe përkundër faktit se lëndët e kallëzimeve penale që i kanë të deponuara nga qytetarët në zyrat e tyre i mbanin dhe vazhdojnë t’i mbajnë në STATUS QUO ose edhe presin t’i mbyllin, pasi që bëhet fjalë për padi e kallëzime penale kundër zyrtarëve të lartë të shtetit: të ministrave, kryetarëve të komunave e edhe mafio-oligarkëve të inkriminuar kosovar, që zakonisht paraqet treshen më kriminale e me kërcënuese për vendin e shtetin tonë të kapur nga krimi.
Mjaft me cirkusiada në parlament, rregullorja e re t’i ndëshkon deputetët hileqarLexoni edhe:
Të gjithë ata që ishin të punësuar nga ata të mëdhenjtë e shtetit, e kishin për detyrë të përkujdesen dhe ti mbrojnë ata që i kanë emëruar në ato poste apo vende të punës, e mbrojtja e tyre nënkuptonte sikur të ngritën aktpadi për krimet e kryera të mëdhenjve të shtetit, të emëruarit nga ta e kishin për detyrë që lëndët të parashkruhen-vjetërsohen, sepse ata në ato vende të larta merrnin rroga të larta nga taksapaguesit e shtetit të tyre e kishte edhe nga ata që punonin edhe në shumë vende tjera të punës dhe i merrnin nga disa rroga. Një gjendje të tillë sikur e shpjeguam nënkupton se drejtësia është zhytur në kaos, kur prokuroret as që guxojnë të merren me njerëzit e fuqishëm që janë bërë të paprekshëm “multi-milioner e miliarder”, kurse në rastet kur ka ndonjë aktakuzë, nuk do të lodhet për ta, ajo së pari stërvonohet e prishen provat nga hetuesit sekserë e mandej edhe nga gjyqësori në fund kur edhe përfundon odisejada pa ndonjë̈ rezultat ligjor. Situata e tillë e kriminalizuar tani e sa vite e ka dështuar dhe e ka kapitulluar në tërësi shtetin e së drejtës në Kosovë, duke mos arritur të përmbush as edhe funksionet themelore të tij ndaj qytetareve kosovar si një̈ detyrim ndaj shtetit dhe i pashmangshëm me ligj dhe kushtetutë. Me që tani situatën e krijuar në drejtësi në tërësi e kanë kuptuar qytetarët e vendit tonë, e që në pushtete gjenden njerëz të pastër dhe të dijshëm, të cilët i fituan votat duke premtuar se do ti luftojnë të këqijat e këtij vendi, qytetarët besojnë dhe shpresojnë në ndryshimin e madh të gjendjes pozitive.
Skandaloze: Edhe rastet e korrupsionit po gjykohen si vepra të kundërvajtjes!Lexoni edhe:
Ky obligim ndaj shtetit dhe qytetarëve duhet të fillon ta jap rezultatet e veta shpejtë dhe në mënyrë urgjente dhe emergjente, që të intervenohet në bazë të ligjit dhe kushtetutës nga ana e kësaj qeverie, për ta çliruar sistemin e kapur dhe këndellur nga agonia prej më shumë se një dekade. Me këto veprime të mira ligjore edhe qytetarë do ju kthehet ajo shpresa e humbur e deritashme, duke besuar se megjithatë paska Kosova njerëz të ndershëm që dinë dhe duan të udhëheqin me shtet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".