Leeds e mposht Tottenhamin, e largon nga gara për Champions

  • S.A /
  • 08 May 2021 - 16:23
Leeds e mposht Tottenhamin, e largon nga gara për Champions

Shpresat e Tottenham për të përfunduar sezonin brenda katër ekipeve të para në Premier League morën një goditje të madhe pasi pësuan një humbje 3-1 ndaj Leeds United në udhëtim. Dallas kaloi vendasit në epërsi, para se Son të barazonte shifrat.

Tre minuta para fundit të pjesës së parë Bamford e kaloi Leedsin sërish në epërsi, kurse Rodrigo ia dha mysafirëve goditjen përfundimtare në minutën e 84-të.

Me këtë humbje Tottenham mbetet në vendin e gjashtë me 56 pikë, tashmë shumë larg katër vendeve të para.

Leeds në anën tjetër shkon në kuotën e 50 pikëve në vendin e nëntë dhe ka gjasa të inkuadrohet në vendet që dërgojnë në garat evropiane. 

 (Kosova Sot Online )