Juventus – Milan, dueli për Champions League

  • A.P /
  • 09 May 2021 - 10:07
Juventus – Milan, dueli për Champions League

Juventus – Milan është ndeshja derbi e javës së 35-të në Serie A. Të dy ekipet po luftojnë për vendet që dërgojnë në Champions League edicionin e ardhshëm.

Momentalisht, Juventusi gjendet në vendin e katërt me 69 pikë, aq sa ka Atalanta një pozitë më lart dhe aq sa ka edhe Milani në vendin e pestë.

Ndeshja e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 në “Allianz Stadium” është jetike për të dyja ekipet.

Milani pati rënie të madhe gjatë stinorit pranveror, teksa paraprakisht e udhëhoqi tabelën për pjesën më të madhe të edicionit. 

(Kosova Sot Online)