Ronaldo mungon në stërvitje, viziton fabrikën e Ferrarit

  • A.P /
  • 10 May 2021 - 21:14
Ronaldo mungon në stërvitje, viziton fabrikën e Ferrarit

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo mungoi sot në stërvitje, ndërsa vizitoi fabrikën e Ferrarit në Maranello bashkë me Andrea Agnellin dhe John Elkann.

Një vizitë kjo që ishte planifikuar për disa kohë. CR7 vizitoi fabrikat, të dy linjat e prodhimit dhe departamentin e garave dhe ishte në gjendje të shihte se si dhe ku lindin të veturat më të famshëm në botë.

Reprezentuesi portugez gjithashtu u takua me dy pilotët e formulave të Ferrarit, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.

Ronaldo ua dha dy fanella të nënshkruara nga ai dhe bëri një fotografi së bashku. 

(Kosova Sot Online)