Afrim Tovërlani e mohon lajmin se u takua me drejtuesit e Ballkanit

  • S.A /
  • 12 May 2021 - 14:28
Afrim Tovërlani e mohon lajmin se u takua me drejtuesit e Ballkanit

Afrim Tovërlani i ka hedhur poshtë lajmet se është takuar me drejtuesit e Ballkanit për të biseduar për postin e trajnerit e klubit suharekas, pas shkarkimit të Bledi Shkëmbit.Tovërlani është i papunë që prej tetorit, kur u largua nga Feronikeli në fillim të këtij sezoni pas rezultateve të dobëta.

Ballkani do të jetë në treg për një trajner të ri për sezonin e ardhshëm këtë verë, pasi e shkarkoi Shkëmbin javën e kaluar pas humbjes tronditëse kundër Arbërisë, e cila ia humbi shanset për titull në Superligë.

Ndihmëstrajneri Ardian Basha do ta udhëheqë Ballkanin në ndeshjet e mbetura të këtij sezon.

Tovërlani i hodhi poshtë  thashethemet në media se u takua me drejtuesit e Ballkanit.

“E vërteta është se nuk jam takuar me asnjë zyrtar të Ballkanit”, konfirmoi Tovërlani.

54-vjeçari – i cili është ndër trajnerët më të suksesshëm në vend falë trofeve gjatë periudhave të tij me Prishtinën dhe Feronikelin – shtoi: “Ata i kanë edhe dy ndeshje me rëndësi dhe nuk është mirë të trazohen sepse ende e kanë mundësinë të dalin ne garat evropiane”.

(Kosova Sot Online )