Lewandowski e barazon rekordin e Gerd Muller

  • G.G /
  • 15 May 2021 - 16:50
Lewandowski e barazon rekordin e Gerd Muller

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski ka barazuar rekordin e Gerd Muller.

Në ndeshjen e parafundit ndaj Freiburgut në udhëtim, Bayerni kaloi në epërsi në minutën e 26-të, kur Lewandowski e shndërroi në gol penalltinë.

Ky ishte goli i 40 sezonal për sulmuesin polak, duke e barazuar rekordin e Gerd Mullerit.

Tre minuta më vonë, Freiburg barazoi rezultatin, e që ishte epilogu i pjesës së parë. 

https://streamable.com/pwj48o

(Kosova Sot Online)