Atalanta e siguron Championsin

  • E.K /
  • 15 May 2021 - 18:09
 Atalanta e siguron Championsin

Atalanta e ka siguruar biletën për Champions League për të tretin sezon radhazi. Ekipi i Gasperinit fitoi 3:4 ndaj Genoas në xhiron e parafundit në Serie A.

Atalanta ishte në epërsi prej 4 golave pas 51 minutave, megjithatë e rrezikuan fitoren në fund të ndeshjes, duke lejuar vendasit t’i shënonin plot tre gola.

Me këtë fitore edhe matematikisht Atalanta siguron pjesëmarrjen në Champions League edicionin e ardhshëm.

Dy vendet tjera të mbetura për Champions do të diskutohen mes Milanit, Juventusit dhe Napolit.

(Kosova Sot Online)