Kombëtarja e Kosovës në volejboll rikthehet sot në Kosovë, pas debutimit në kualifikimet për Evropian

  • A.P /
  • 16 May 2021 - 09:58
Kombëtarja e Kosovës në volejboll rikthehet sot në Kosovë, pas debutimit në kualifikimet për Evropian

Kombëtarja e Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave sot do të mbërrijë në Kosovë, pas aventurës në kualifikimet për CevEuroVolley 2021.

Kombëtarja sot rreth orës 12:00 arrin në aeroportin “Adem Jashari”

Nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara, Kosova nuk arriti asnjë fitore, teksa fitoi një set, të parin në kualifikime për Kampionat Evropian, ndaj Malit të Zi.

Kosova në këto kualifikime ishte në grup me Malin e Zi, Sllovakinë dhe Finlandën.

Të martën, Federata e Volejbollit e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media për të bërë rikapitullim të debutimit të Kombëtares së Kosovës në volejboll (vajzat), në CEV EuroVolley 2021.

(Kosova Sot Online)