Alaba delarohet i lirë, do t’i bashkohet Real Madridit në fund të sezonit

  • S.A /
  • 18 May 2021 - 15:32
Alaba delarohet i lirë,  do t’i bashkohet Real Madridit në fund të sezonit

David Alaba do të jetë transferimi i parë i Real Madridit në afatin kalimtar veror.

Qendërmbrojtësi austriak tash e një kohë ka njoftuar se do të largohet nga Bayern Munichu, pasi në fund të qershorit i përfundon kontrata dhe nuk ka dëshirë të rinovojë.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano raporton se tashmë janë nënshkruar pjesët e para të kontratës me Real Madridin, ndërsa austriaku do të bashkohet me “Los Blancos” si lojtar i lirë.

Njoftimi zyrtar pritet vetëm në fund të sezonit, kur të kompletohet i gjithë dokumentacioni.

28-vjeçari ishte pjesë e Bayern Munichut prej vitit 2010. 

 

(Kosova Sot Online )